Murphy rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për energjinë diellore
Foto/ Nga profili në Twitter i Chris Murphy
Ekonomi

Murphy rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për energjinë diellore

A.B/RTKlive

Senatori amerikan Chris Murphy para se të largohet nga Kosova ka shkruar për vizitën dhe takimet që i ka pasur në Kosovë.

Ai në një postim në profilin e tij social në ‘Twitter', ka shkruar se Kosova merr shumicën e energjisë së saj nga dy termocentralet e qymyrit,raporton RTKlive.

Senatori amerikan ka shkruar për ndotjen që është në Kosovë dhe për këtë ka thënë se është e madhe.

“Për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate, Kongresi po financon një plan për ndërtimin e energjisë diellore këtu. Administratorja e USAID-it, Samantha Power ishte këtu javën e kaluar për të njoftuar një ankand të ri për energjinë diellore. Biseduam me Kryeministrin Kurti mbi se si të zgjerojmë këtë iniciativë”, tha ai.

TEMAT:


MË SHUME NGA Ekonomi