BQK-ja përkrah BKS-në në procesin e reformimit
Ekonomi

BQK-ja përkrah BKS-në në procesin e reformimit

V. Thaçi / RTKlive

Nexhat Kryeziu u.d i zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka vizituar të martën Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ku është takuar me drejtorin Sami Mazreku si dhe Agim Elshani, kryesues i Asamblesë së Përgjithshme dhe Korab Lluka, kryetar i Këshillit Administrativ në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Drejtori Mazreku ka falënderuar Kryeziun që vizitën po e bën në Institucionin që ai drejton.

Mazreku e ka njoftuar zëvendësguvernatorin me reformat, ndryshimet dhe sukseset që kanë pasur në ketë Institucion gjatë dy viteve të fundit.

Gjithashtu Mazreku ka kërkuar mbështetje të më tutjeme të BQK-së për të vazhduar reformat dhe ndryshimet ligjore që duhet t’i përshtatën kohës.

Në anën tjetër zëvendësguvernatori Kryeziu ka uruar menaxhmentin e BKS-së për angazhimin e madhe që ka pas në ndryshimin në tersi të Byrosë Kosovare të Sigurimit

"Gjithashtu zëvendësguvernatori i ka ofruar mbështetje të mëtutjeshme BKS-së në proceset që kanë për qëllim reformimin e këtij institucioni të rëndësishëm. Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për gjetjen e modaliteteve në anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër", thuhet në komunikatën e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).


MË SHUME NGA Ekonomi