21:49 / 25.05.2023
Në Deçan ka rreth 300 bletarë me mbi 8 mijë shoqëri bletësh|Video
Islam Haxhiu / RTK
Kultivimi i bletarisë po vazhdon me entuziazëm nga bletarët në anën e Deçanit. Ata kërkojnë mbështetje më të madhe nga institucionet e Kosovës për këtë çështje.
Traditën e kultivimit të bletarisë në komunën e Deçanit po e vazhdojnë shumë bletarë të kësaj ane. Njëri ndër ta është bletari Sylë Cacaj i cili thotë se me këtë veprimtari ka filluar të merret para 7-8 vjetësh por që është shumë i kënaqur me punën që bën.
Meqë në këtë rajon ka kushte shumë të mira, bletarët deçanas kanë filluar të merren edhe me bletari organike.
Bletarët deçanas në forma të ndryshme po përkrahen edhe nga institucionet lokale dhe qendrore.
Komuna e Deçanit aktualisht ka rreth 300 bletarë të cilët kanë mbi 8 mijë shoqëri bletësh.