FMN miraton programin e ri SBA dhe RSF për Kosovë
BKT
Ekonomi

FMN miraton programin e ri SBA dhe RSF për Kosovë

V.Thaçi/ RTK

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson konsolidimin fiskal të Kosovës, miraton programin e ri SBA dhe RSF.

"Në mbledhjen e javës së kaluar, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi Programin e Aranzhimit për Gatishmëri (precautionary SBA) për Kosovë, në shumë prej 100 milionë Euro", ka njoftuar ministri Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook. 

Ai ka shkruar se Bordi Ekzekutiv po ashtu miratoi aranzhmanin e njohur si Resilience and Sustainability Facility në shumë prej 78 milionë Euro (61.95 milion SDR), gjë që bën Republikën e Kosovës shtetin e parë në Evropë që përfiton nga ky instrument. Këto mjete do të përdoren për investime në rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë së ripërtërishme. 
 
Gjatë diskutimit, Drejtorët vlerësuan lart punën e Qeverisë përgjatë viteve të fundit sa i përket adresimit të sfidave me të cilat vendi është përballur dhe arritjen e konsolidimit fiskal. Drejtorët në veçanti vlerësuan rezultatet në fushën fiskale, duke përfshi rritjen e të hyrave, zvogëlimin e informalitetit, dhe menaxhimin adekuat të buxhetit.


MË SHUME NGA Ekonomi