07:29 / 04.06.2023
Paraqitet ndryshku në grunaja, shkaktohet nga reshjet e shpeshta|Video
A.B/RTKlive
Kushtet atmosferike të kësaj pranvere kanë qenë të pavolitshme për shumë fermerë në Kosovë.
Ka nga ata që si pasojë e këtij moti rrezikojnë tu prishet gruri i mbjellë. Dëmet nga ndryshku i paraqitur në këtë kulturë po vlerësohen serioze.
Profesori i bujqërisë, Imer Rusinovci tha për emisonin TOKA të RTK-së, se paraqitja e tij shkakton dëme të konsiderueshme.
Ndryshe për shkak të temperaturave dhe reshjeve të shiut në këtë vit është vonuar edhe mbirja e misrit.
Kronika e përgatitur nga Vedat Vllasaliu në kuadër të emisionit `Toka`, i cili transmetohet çdo të shtunën nga ora 13 e 15 në RTK























