Raporti i kredive me probleme, i qëndrueshëm
Ekonomi

Raporti i kredive me probleme, i qëndrueshëm

atsh

Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar u shfaq i qëndrueshëm edhe për muajin prill, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, ky tregues shënoi rritje në nivelin 5.18%, nga 5.15% që kishte qenë në fund të muajit mars.

Raporti i kredive me probleme paraqitet në rritje të lehtë nga niveli 5% ku qëndronte në fund të vitit të kaluar, megjithatë, paraqitet sërish në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin në nivelin 5.42%.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin prill, portofoli total i kredisë për ekonominë kishte vlerën e 710.7 miliardë lekëve, nga niveli maksimal vjetor prej 722.3 miliardë lekësh kur pati arritur në tetor të vitit të kaluar.

Ndryshimi i kursit të politikës monetare ka sjellë një ngadalësim të dukshëm të huasë së re, sidomos në segmentin e biznesit, faktor që po ndikon në një tkurrje të portofolit të kredisë.


MË SHUME NGA Ekonomi