Situata në veri, OEGJK:Kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet
BKT
Ekonomi

Situata në veri, OEGJK:Kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet

V. Thaçi / RTKlive

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Përmes një komunikate për media OEGJK thotë se si përfaqësuese e 198 kompanive anëtare, përfshirë kompani gjermane dhe kosovare, investitorë potencialë dhe kompani anëtare, që punojnë ngushtë me kompani gjermane, OEGJK në baza ditore dëgjon shqetësimet në rritje nga ankesat e pranuara.

“Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka bërë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik, pasi sipas tyre, lehtësimi i tensioneve është faktor për krijimin e një klime të mirë e të bërit biznes.


MË SHUME NGA Ekonomi