Murati takon AL-Falih, biseduan për investime në sektorë të ndryshëm
BKT
Ekonomi

Murati takon AL-Falih, biseduan për investime në sektorë të ndryshëm

Visar Krasniqi/ RTK

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në takim me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes në investime në sektorë të ndryshëm.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në takim me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, ka biseduar, mes tjerash, për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, krijimin e linjave të drejtpërdrejta të fluturimeve Kosovë-Arabi Saudite, si dhe nevojën për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, për të ngritur kualitetin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Ministri saudit tregoi vullnetin e shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën me investime në sektorët e lartpërmendur, si dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.


MË SHUME NGA Ekonomi