MSH demanton Listën Serbe për mosfurnizim të spitaleve me oksigjen
BKT
Shëndetësi

MSH demanton Listën Serbe për mosfurnizim të spitaleve me oksigjen

M.Miftari/RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, përmes një reagimi për media, njofton opinionin publik se  deklaratat e sotme në konferencën e Listës Serbe në lidhje me furnizimit me oksigjen për spitalin nuk qëndrojnë.

“Duam të njoftojmë opinionin publik se deklaratat e sotme në konferencën e Listës Serbe në lidhje me furnizimit me oksigjen për spitalin nuk qëndrojnë”, thuhet në reagim.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se  dje ka marrë njoftimin se drejt Republikës së Kosovës është një kontigjent me furnizim me oksigjen dhe më të marrë këtë njoftim ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijohen kushtet për kalimin e një ngarkese të tillë.

Po kështu edhe Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, organet e tjera përgjegjëse ka marrë të gjitha veprimet që oksigjeni të arrijë në spitalet përkatëse.

Gjithashtu edhe Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse.

“Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka vënë në diskutim çështjet e shëndeti dhe ato humane pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve politike. Dhe, kështu do të jetë gjithnjë”, thuhet në reagim.


MË SHUME NGA Shëndetësi