Mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2023
BKT
Ekonomi

Mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2023

M.Miftari/ RTKlive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 30 qershor 2023 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2023.

Përmes një njoftimi për media, kjo ministri bën të ditur se në këtë ankand do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi