Murati: Rritja e fitimit të korporatave, kontribues i inflacionit
BKT
Foto: Hekuran Murati/RTKlive
Ekonomi

Murati: Rritja e fitimit të korporatave, kontribues i inflacionit

RTKlive

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi se rritja e marzhës së fitimit nga korporatat, është kontribuesi kryesor i inflacionit.

Ai tha se kjo tashmë po konfirmohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Këtë e kemi thënë edhe ne tash e sa kohë”, shkroi Murati në llogarinë e tij në Facebook.

“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan”, u shpreh ai.

“...Por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar”.


MË SHUME NGA Ekonomi