Pranon detyrën drejtori i ri i ShSKUK-së, Elvir Azizi
BKT
Shëndetësi

Pranon detyrën drejtori i ri i ShSKUK-së, Elvir Azizi

M. Pasoma / RTKlive

Elvir Azizi ka pranuar detyrën si drejtori i ri i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Në njoftimin e ShSKUK-së, bëhet e ditur se në ceremoni të pranimit të detyrës ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri”, thuhet në njoftim.

Sipas rezultatit të publikuar nga ShSKUK ditë më parë, Azizi kishte fituar më së shumti pikë në konkurs, gjithsej 74.2 pikë. Ai ka qenë ish-ekspert i jashtëm i Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë.

Para tij, zëvendësuese e drejtorit të ShSKUK-së ka qenë Narqize Arënliu-Hoxhaj.


MË SHUME NGA Shëndetësi