BSPK - Deputetëve: Miratojeni projektligjin për skemat pensionale
F.S / RTKlive
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit që ta miratojnë projektligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Përmes një kë komunikate për media, BSPK thotë se është në pritje që sa më parë të caktohet e të miratohet edhe vlera e duhur financiare e pagës minimale e të negociohet vlera e re për vitin 2024.
“BSPK kërkon që të bëhet nënshkrimi I Kontratës së Përgjithshme Kolektive e që së bashku me plotësim ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, po edhe me miratimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor të nisë ndërtimi I mirëqenies së duhur sociale e ekonomike për të punësuarit po edhe për familjet e tyre e njëkohësisht edhe për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta miratojnë këtë projektligj për t’i hapur rrugë shpalljes së shumëpritur të tij që të mund të fillojë e të zbatohet për të rritur sado pak mirëqenien sociale e ekonomike të qytetarëve që derdhën djersën gjithë andej vendit tonë për të mirën e përbashkët.























