17:57 / 06.07.2023
Dështon votimi i anëtarëve të bordit të Trustit
M.P / RTKlive
Ka dështuar procesi i votimit të anëtarëve të bordit të Trustit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati nëpërmjet një shkrimi në facebook, duke fajësuar opozitën për këtë çështje.
“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye”, ka shkruar Murati.
Kandidatët e propozuar për anëtarë të bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale kanë qenë Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala.























