Themelohet Oda Ekonomike Kosovaro – Japoneze, Bujar Hoxha zgjidhet kryetar
BKT
Ekonomi

Themelohet Oda Ekonomike Kosovaro – Japoneze, Bujar Hoxha zgjidhet kryetar

M.P/RTKlive

Sot në Prishtinë është mbajtur kuvendi themelues i Odës Ekonomike Kosovaro - Japoneze. Ndërkaq kryetari i saj me mandat dy vjeçar është zgjedhur Bujar Hoxha.

Përveç përfaqësuesve të kompanive themeluese të kësaj Ode, në kuvendin themelues mori pjesë edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Yamanka listoi fushat në të cilat mund të bashkëpunojë Kosova me Japoninë si eksporti, importi e turizmi.

Ndërkaq kryetari Hoxha pasi pranoi detyrën, tha se puna e tij do të fokusohet te konsolidimi i Odës, promovimi i produkteve vendore dhe turizimi.

 


MË SHUME NGA Ekonomi