11:06 / 07.07.2023
Murtezaj: Të hyrat nga tatimet arritën mbi 423 milionë euro
D.Sherifi & A.Bela/ RTK
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se për këta gjashtë muaj, ATK-ja mblodhi mbi 423 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me rritje për 68 milionë euro, apo 19%.
Ai në një konferencë për media, bëri me dije se kanë inkasuar edhe mbi 91 milionë euro borxhe.
Murtezaj tha se si rezultat i thirrjeve është rritur qarkullimi i deklaruar nga tatimet.
Ai përmendi edhe sfidat që janë ende të mëdha. "Administrata Tatimore e Kosovës po përballet me kompleksitetin e ligjeve tatimore dhe nevojën për ndryshime dhe përmirësime të vazhdueshme. Gjithashtu, bashkëpunimi me sektorin privat dhe ndërkombëtarë është thelbësor për të rritur kapacitetet tona dhe për të arritur rezultate të mëdha", tha ai.























