Murati: Me projektligjin për tatimin në pronë, ulet barra e tatimpaguesve
BKT
RTK
Ekonomi

Murati: Me projektligjin për tatimin në pronë, ulet barra e tatimpaguesve

M.P. / RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot në Kuvendin e Kosovës, tha se me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të reduktohet çmimi i banesave.

Ai tha se me këtë projektligj, për vitin 2023 të zvogëlohet barra e tatimpaguesve për secilin deri në 100 euro, kjo prek 96% të tatimpaguesve.

“Periudha kalimtare për vitin e ardhshëm, ku pragu prej 0.15% ulet në 0.10%. Për vitin 2025 e tutje është propozuar të ketë tatim progresiv”, është shprehur Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati po ashtu tha se përveç faljes së vlerës deri në 100 euro për tatimin në pronë për vitin 2023, Projektligji për Tatimin në pronë parasheh uljen e çmimit të banesave nga viti 2025 përmes aplikimit të taksës progresive.

 


MË SHUME NGA Ekonomi