Kurti dhe shefi i UNDP-së, diskutojnë për fuqizimin e ekonomisë në Kosovë
BKT
Foto: ZKM
Ekonomi

Kurti dhe shefi i UNDP-së, diskutojnë për fuqizimin e ekonomisë në Kosovë

Sh.Gashi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi, ka pritur sot në takim shefin e ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros.

Pasi i ka uruar mirëseardhje, Queiros në krye të UNDP-së, Kurti theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë në projekte dhe për qëllime të përbashkëta.

"Në këtë takim produktiv u diskutua dhe u rikonfirmua përkushtimi për promovimin e kohezionit social, nxitjen dhe fuqizimin e ekonomisë në Kosovë. Kryeministri, shprehu mirënjohjen e tij për misionin e UNDP-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e agjendës zhvillimore të Kosovës", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi