16:24 / 12.07.2023
Nesër zgjidhet guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës
M.P. / RTKlive
Seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës është përcaktuese për guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës. Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli janë dy kandidatët që garojnë për këtë pozitë.
Ahmet Ismaili është kandidati më i suksesshëm me gjithsej 84.67 pikë. Aktualisht është drejtor menaxhues i Fondit për Efiçiencë të Energjisë, ndërkaq më herët ishte anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe drejtor i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit.
Lulzim Ismajli ka arritur t’i marrë 73.67 pikë. Njësoj si kundërkandidati i tij, Ismajli ka qenë drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave dhe zëvendësguvernator në BQK.























