Murati dhe ambasadori turk diskutojnë për investimet turke në Kosovë
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti të enjten në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të interesit për të dyja shtetet, me theks të veçantë në investimet potenciale turke në Kosovë.
Sipas njoftimit, ministri Murati e njoftoj ambasadorin Angili për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj, duke përfshirë fuqinë e re punëtore, normat e ulëta tatimore dhe sektorin bankar të avancuar.
Në anën tjetër, ambasadori Angili shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Turqisë.
“Të dyja palët shfaqën interes për bashkëpunim të shtuar në fusha të ndryshme për investime të reja. Ky takim dëshmon angazhimin e dy shteteve për të thelluar bashkëpunimin dhe për të identifikuar mundësi të reja për përparimin dhe bashkëpunimin reciprok”, thuhet në njoftim.























