OBSH: Aspartami është `kancerogjen i mundshëm`
BKT
Shëndetësi

OBSH: Aspartami është `kancerogjen i mundshëm`

Përgatiti: M.Miftari /RTKlive

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, së bashku me dy grupe ekspertësh të lidhur me organizatën, ka rivlerësuar efektet shëndetësore të ëmbëltuesit aspartame.

Sipas organizatës, ka “prova të kufizuara” se substanca është kancerogjene te njerëzit dhe është klasifikuar si “kancerogjene e mundshme” nga organizata ndërkombëtare për kërkimin e kancerit IARC, shkruan OBSH në një njoftim për shtyp.

Organizata shkruan se konsumimi në sasi të moderuar nënkupton rrezik të ulët të kancerit. Në varësi të peshës së dikujt, një i rritur duhet të pijë nga nëntë deri në 14 pije të gazuara diete çdo ditë për të rrezikuar shëndetin, shkruan CNBC, transmeton RTKlive.

Aspartame është një ëmbëlsues artificial që është përdorur në ushqim dhe pije që nga vitet '80. Substanca gjendet, ndër të tjera, në pije të lehta, çamçakëz, xhelatinë dhe akullore.

 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi