11:54 / 15.07.2023
‘Superpuna’ me 7 mijë punëdhënës që kërkojnë punëtorë
Medina Pasoma / RTKlive
Platforma e punësimit e krijuar nga qeveria, “Superpuna”, deri më tani ka arritur të numërojë 7 mijë punëdhënës.
“Nëse jeni biznes dhe dëshironi të angazhoni fuqi të re punëtore, e në të njëjtën kohë të përfitoni nga subvencioni i Qeverisë , atëherë regjistrohuni në superpuna”, thuhet në njoftimin e Superpunës.
“Superpuna” u krijua në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, teksa ua mundëson të rinjve të moshës 18 deri në 25 vjeç të marrin pagën minimale si bonus. Ministri i Financave, Hekuran Murati, një muaj më pare kishte njoftuar se vetëm gjatë marsit, 1.994 djem dhe vajza janë punësuar përmes platformës “Super Puna”.
























