15:04 / 17.07.2023
Ministri Peci: IBK ka tjetërsua 100 hektarë tokë dhe banesa, me “vërtetime”
N.Mekolli /RTKlive
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka denoncuar disa raste të tjetërsimit të pronave shtetërore.
Ai, në një postim në Facebook, ka thënë Instituti Bujqësor i Kosovës për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”.
“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale.
IBK ( Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”, ka shkruar ministri Peci në Facebook.
























