18:08 / 25.07.2023
Kurti: Rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet
A.B/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për punimet që po bëhen në rrugën Komoran-Drenas-Skenderaj, e cila është në proces të zgjerimit.
"Po angazhohemi që t'i zgjidhim të gjitha problemet një nga një, përfshirë këtu edhe shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë. Më e mira është që punimet po zhvillohen për së mbari, e kështu zgjerimi i rrugës të përfundojnë sa më parë. Për këtë projekt kemi ndarë: 13 milionë euro për vitin 2024, 15 milionë euro për vitin 2025", ka shkruar Kurti në "Facebook".























