LDK mban sot takim me përfaqësues të bizneseve
BKT
Foto: RTKlive
Ekonomi

LDK mban sot takim me përfaqësues të bizneseve

V.Th. RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se sot mban takim me përfaqësues të bizneseve kosovare.

Në këtë takim do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës dhe është vazhdimësi e takimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Adbixhiku me moton "Rruga e Re", me opinionistë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe ligjërues universitarë.

“"Rruga e Re", ka lindur si ide nga takimet e deritanishme dhe synon të çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Takimi do të mbahet sot në hotel "Emerald", në orën 17:00, derisa diskutimi do të jetë i mbyllur.


MË SHUME NGA Ekonomi