MINT merr vendimin për çmimin e naftës
M.P. / RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.
Sipas vendimit, marzha maksimale e fitimit për shitjen me shumicë është 2 centë për litër, ndërkaq për shitjen me pakicë është 12 centë për litër.
“Vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, ka shkruar MINT në rrjetet sociale.
Në Kosovë, çmimi i një litre naftë gjatë ditës së sotme është rreth 1.43 euro, ndërsa 1 litër benzinë është afro 1.47.























