Për dhe kundër Fondit Sovran
BKT
Ekonomi

Për dhe kundër Fondit Sovran

Arbresha Arifi/ RTK

Asetet më strategjike të Kosovës pritet t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran, përmes të cilit ekzekutivi po synon rritjen e vlerës së tyre dhe kthimin në investime. Mirëpo, ende pa e kaluar leximin e dytë, opozita po shqyrton mundësinë e dërgimit në Kushtetuese projektligjin për këtë fond.Skeptikë për funksionimin e këtij fondi janë shprehur edhe njohës të ekonomisë.

Ende pa u miratuar në lexim të dytë, Projektligji për Fondin Sovran, rrezikon të dërgohet në Kushtetuese nga partitë opozitare që po e kundërshtojnë themelimin e tij, por deputetë nga pozita e përkrahin themelimin e këtij fondi.

“Ne po diskutojmë dhe nëse e shohim që ka shkelje serioze ne do ta dërgojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese”, tha Pal Lekaj, deputet i AAK-së.

 “Vitin e kaluar qeveria ka qenë e interesuar në ngritjen e performancës, ku nga një performancë në mandatin e kaluar me humbje 2 milionë performanca e vitit të kaluar ishte me performancë pozitive të profitit deri në 94 milionë. Në mënyrë që të ketë një koordinim më të mirëfilltë dhe rialokim të aspekteve financiare (ndërmarrjet publike) i kemi vendosur edhe në ombrellën e një fondi Sovran”, tha Jeta Statovci, deputete e LVV-së .

Njohës të ekonomisë thonë se Kosova është larg themelimit të këtij fondi, për të cilin druajnë se do të dështojë.

"Ne kemi kërkuar që ta kemi një studim që është bërë për të parë se çfarë efekti do të ketë në ekonominë e vendit.”,  Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

“Ne po shpresojmë që do t’i ndihmojë edhe zhvillimit ekonomik. Në këtë drejtim kemi dhënë pak kontributin tonë për shkak të uljes së bashkëpunimit mes bizneseve dhe qeverisë”,tha Skënder Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Projektligji për Fondin Sovran është miratuar në parim më 13 korrik, të cilit parashihet t’i barten në menaxhim ndërmarrjet publike si: KEK-u, Telekomi, Posta, Trepça, Trainkosi dhe Infrakosi.

Sipas projektligjit, Fondi Sovran do ta ketë buxhetin prej 20 milionë eurove.


MË SHUME NGA Ekonomi