Hapet Marketi i Ndërtimit ku qytetarët mund të blejnë me zbritje
Valjete Shala|RTK
Për herë të parë në Kosovë, Ekipi A Managment, i krijuar dhe i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, kanë sjellë në Kosovë brendin ndërkombëtar të marketit të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese. Ky market i ndërtimit është hapur në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë ku po marrin pjesë shumë kompani të ndërtimit dhe qytetarë.
Marketi i Ndërtimit mbahet në ditët kur edhe qindra mijëra mërgimtarë janë kthyer në vendlindje për pushime verore.
Bashkatdhetari Sylejman Ismajli, i cili jeton në Suedi, është i interesuar për të blerë një banesë në Kosovë. Prandaj edhe erdhi tek marketi i ndërtimit në Prishtinë, për të shikuar rreth ofertave nga kompanitë të ndërtimit.
Kurse kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair të ndërtimit që u hap këtë të hënë, prezantuan ofertat.
“Gjate kësaj kohe sa zgjatë panairi, ne kemi vendosur të bëjmë një zbritje speciale ku për çdo banesë të blerë mbi 60m2 ofrojmë zbritje 5 mije euro kurse për shtëpi 10 mije euro”, tha Qemajl Pozhegu, pronar kompanie ndërtimi.
Ky panair synon të bëhet tradicional.
“Kërkesat e qytetareve ishin që ofertuesit të vijnë me oferta të veçanta që të përfitojnë zbritje dhe ndërtuesit të rrisin sasinë dhe intensitetin e produkteve që Kosova të ketë marketin tradicional”, tha Avdullah Hasani, organizator.
Panairi do të jetë i hapur tri ditë në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë ku po marrin pjesë afër 30 kompani të ndërtimit ku qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje.























