Ministri Aliu pezullon lejen për incinerator në Ferizaj
BKT
Ekonomi

Ministri Aliu pezullon lejen për incinerator në Ferizaj

V.Th. RTKlive

(E plotësuar, ora 11:20) Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrin Avni Zogiani kanë mbajtur konferencë për media, lidhur me menaxhimin e mbeturinave, në këtë rast të një çështje të një leje për incinerator në Ferizaj.

Ministri Aliu, ka folur për këtë rast, ku në Ferizaj ishte dhënë një leje mjedisore për djegien e mbeturinave. Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa studim të fizibilitetit, ngase është një çështje shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, raporton RTKlive.Ai tha se inceneratori ka qenë i planifikuar të mbledh dhe djeg rreth 100 mijë ton mbeturina.

Kurse zëvendësministri Avni Zogiani tha se pëlqimi për leje mjedisore ka qenë problematik. Zogiani theksoi se ka kohë që kanë filluar me reformë në fushën mjedisore, por ka qenë vështirë. Ai tha se është e nevojshme të bëhet reformë e thellë tek vlerësim i ambientit.

Ministri Aliu sot mban konferencë për media

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrin Avni Zogiani sot do të mbajnë konferencë për media.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk bën të ditura arsyet e konferencës.

Konferenca do të mbahet në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.


MË SHUME NGA Ekonomi