Hapen edhe tri biznese gjermane në Kosovë
BKT
Ekonomi

Hapen edhe tri biznese gjermane në Kosovë

RTKlive

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka asistuar hapjen e tri bizneseve të reja në Republikën e Kosovës nga dy investitorë gjermanë.

Zyrtarja për Këshillim Ligjor në OEGJK, Gonxhe Abazi ka përgatitur të gjitha dokumentet, konsulltat dhe angazhimet, duke e përfunduar me sukses procesin e regjistrimit për këto tri biznese në Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosove (ARBK), pranë Ministrisë për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

"Kompanitë në fjalë janë asistuar gjithashtu për hapjen e llogarive bankare pranë ProCredit Bank që është anëtare Premium e OEGJK-së. Përpos regjistrimit, zyrtarja Gonxhe Abazi këshillon dhe regjistron Markat Tregtare pranë Agjencisë për Pronësi Industriale dhe jep këshilla sikur për investitorë gjermanë ashtu edhe vendorë", thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.


MË SHUME NGA Ekonomi