13:42 / 01.08.2023
Bajrami kërkon nga presidentja të mos e dekretojë Ligjin për pensionet
M.Miftari/RTKlive
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për skemat pensionale të miratuar nga Kuvendit.
Bajrami ka thënë “edhe Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues për shkak të pikës 2.4. në Nenit 8/A”.























