Klinika e Pediatrisë për gjashtë muaj realizoi gati 20 mijë vizita
BKT
Shëndetësi

Klinika e Pediatrisë për gjashtë muaj realizoi gati 20 mijë vizita

M.P / RTKlive

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur të jetë një nga klinikat më të ngarkuara.

Vetëm brenda gjashtë muajve të parë të vitit, në këtë klinikë janë realizuar 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike.

“Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi  25 mijë ditë shërimi për fëmijët”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.

Ndërkaq në profile të ndryshme pediatrike janë realizuar 10 mijë vizita ambulantore.


MË SHUME NGA Shëndetësi