Kosova ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit
BKT
Ekonomi

Kosova ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit

E.Hoti/ RTKlive

Vitet e fundit është rritur numri i atyre që vijnë në Kosovë për vizita turistike.

Kryetari i Unioni të Turizmit të Kosovës,  Baki Hoti tha se Kosova nuk ka det, por ka 12 muaj  mundësi për zhvillim të turizmit.

“Rritja e aktiviteteve që po ndodh jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet tjera të Kosovës ka ndikuar pozitivisht. Ka rritje mbi 28% të turistëve që kanë ardhur në Kosovë dhe ky është lajm pozitiv”, tha ai për RTK Prime.

Kurse etnologu, Ilir Sopjani, tha se kryeqyteti është pika kryesore për turistët e huaj. Ai tha se janë disa objekte që janë si pika më atraktive për të huajt.

Ndryshe, numri i turistëve në Kosovë ka filluar të rritet viteve të fundit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 460 mijë e 467, prej tyre 35,37%, ishin vendorë dhe 64,63% të jashtëm”.

Në raportin e ASK-së për Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2022, thuhet se krahasuar me vitin 2021 numri i vizitorëve të jashtëm ishte për rreth 40% më i madh, kurse  i net-qëndrimeve  të vizitorëve të jashtëm ishte rritur për 52,0%.


MË SHUME NGA Ekonomi