Ejupi: Autoriteti i Aviacionit Civil është në shënjestër të sulmeve
Sh.Gashi/ RTKlive
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), Bujar Ejupi, ka deklaruar se institucioni që ai udhëheq është shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara, që siç tha ai, kanë nisur qëkur ai ka gjetur keqpërdorime brenda AAC-së dhe i ka lajmëruar.
"Autoriteti i Aviacionit Civil është në shënjestër të sulmeve nga grupe të caktuara që nga momenti që unë, si Drejtor i përgjithshëm, kam gjetur keqpërdorime në AAC dhe i kam lajmëruar ato tek institucionet përgjegjëse. Pse po ndodhin tani sulme ndaj AAC-së dhe çfarë ka ndodhur që nga emërimi im si Drejtor i Përgjithshëm", ka shkruar ai në 'Facebook".
Sipas tij, AAC së bashku me ASHNA kanë arritur të hapin linja ajrore me Shqipërinë, dhe të kapërcejnë të gjitha pengesat për hapjen e hapësirës ajrore me dy linja të reja që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë. "Hapja e këtyre linjave pritet të publikohet në Eurocontrol, dhe rruga ajrore me Evropën përfundimisht do të shkurtohet me rreth 30 minuta në çdo fluturim", tha ai.























