Hoti kritikon qeverinë për investimet kapitale
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

Hoti kritikon qeverinë për investimet kapitale

E. Hoti / RTKlive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rreth 70% e projekteve të parapara për vitin 2023 as nuk kanë filluar.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë po përsëritet situata e vitit të kaluar. Sipas tij, në periudhën janar-qershor  të vitit 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.

Ai ka thënë se në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.

“Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese: Ministria e Bujqësisë 0%, Ministria e Pushtetit Lokal 0%,Ministria e Shëndetësisë 2%Ministria e Ekonomisë 4%, Ministria e Drejtësisë 4%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%,Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, Shërbimi Spitalor 12%, Ministria e Infrastrukturës 16%”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sikurse në dy vitet e kaluara, Hoti ka thënë  se edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale.


MË SHUME NGA Ekonomi