Sharri dhe zonat përreth me potencial për zhvillimin ekonomik
BKT
Ekonomi

Sharri dhe zonat përreth me potencial për zhvillimin ekonomik

M.P. / RTKlive

Zona e Sharrit dhe vendbanimet e afërta janë vlerësuar si rajon gjeografik potencial për zhvillim ekonomik. Kjo sipas projektit "Promovimi i ndërmarrësisë" nga GIZ-i dhe Komuna e Kaçanikut.

Përfaqësuesit e dy institucioneve janë takuar për të diskutuar lidhur me zonat rurale të cilat kanë kushte jo të favorshme, por që përbëjnë interes për investime ekonomike.

“Përmes projektit "Promovimi i ndërmarrësisë", është duke u bërë studim rreth prioretizmit gjeografik të investimeve për zonat e thella rurale, e që përmes kësaj analize synohet të identifikohen dhe përcaktohen disa zona gjeigrafike të cilat karakterizohen me kushte jo të favorshme,  por që kanë potencial për zhvillim ekonomik, e që në të ardhmen ky studim mund të shfrytëzohet me orientim të drejtë të investimeve, në mënyrë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm dhe i balancuar për zonat rurale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.


MË SHUME NGA Ekonomi