11:26 / 04.08.2023
Sot ka ditëlindjen ish-Presidenti amerikan, Barack Obama
M.P. / RTKlive
Sot feston ditëlindjen e 62-të ish-Presidenti amerikan, Barack Obama.
Zgjedhja e tij President i SHBA-ve në vitin 2008 ka qenë pikë kthese për minoritetet, të cilët kanë pasur zë përfaqësues nëpërmjet tij duke respektuar diversitetin njerëzor.
Pas mandatit të parë, Obama u rizgjodh në vitin 2012, ndërkaq angazhimin e tij për paqe e dialog e vazhdoi edhe pas mbarimit të angazhimit si president.
Ai është edhe nobelist për Paqe, i cili në vitin 2009 ishte vlerësuar për angazhimin e tij për të drejtat e njeriut, zgjedhjen e konflikteve dhe promovimin e paqes në nivel ndërkombëtar.























