Akuzat e reja ndaj Trumpit për fitoren përballë Biden
BKT
   Bota

Akuzat e reja ndaj Trumpit për fitoren përballë Biden

RTK

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u godit me një grup të katërt akuzash penale kur një juri e madhe e shtetit të Georgia, e cila lëshoi një aktakuzë gjithëpërfshirëse duke e akuzuar atë për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

Akuzat, të ngritura të hënën vonë nga Prokurori i Qarkut Fulton, Fani Willis, shtojnë problemet ligjore me të cilat përballet Trump, kandidati kryesor në garën për nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Aktakuza e gjerë prej 98 faqesh listonte 19 të pandehur dhe 41 akuza penale gjithsej. Të gjithë të pandehurit u akuzuan për shantazh, i cili përdoret për anëtarët e grupeve të krimit të organizuar dhe dënohet me deri në 20 vjet burg.

Mark Meadows, ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump, dhe avokatët Rudy Giuliani dhe John Eastman ishin mes të akuzuarve.

"Në vend që t'i binden procesit ligjor të Gjeorgjisë për sfidat zgjedhore, të pandehurit u angazhuan në një ndërmarrje kriminale, reketuese për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të Gjeorgjisë," tha Willis në një konferencë për media.

Trump dhe të pandehurit e tjerë kanë kohë deri në mesditën të premten, 25 gusht, për t'u dorëzuar vullnetarisht, në vend që të përballen me arrestimin, tha Willis. Ajo tha se synon të gjykojë së bashku të 19 të pandehurit.

Por avokatët e Trumpit, Drew Findling, Jennifer Little dhe Marissa Goldberg në një deklaratë kanë thënë se  "Ky prezantim i njëanshëm i jurisë së madhe u mbështet në dëshmitarët që ushqejnë interesat e tyre personale dhe politike,"

“Ne presim një rishikim të detajuar të kësaj aktakuze, e cila është padyshim po aq e metë dhe antikushtetuese sa ka qenë i gjithë ky proces”, shtuan avokatët.

13 akuzat për krime kundër Trump përputheshin me ato të listuara në një dokument që u postua shkurtimisht në faqen e internetit të gjykatës më herët gjatë ditës dhe u raportua nga agjensia Reuters para se të zhdukej.

Kurse avokatët e të përmendurve ose refuzuan të komentojnë ose nuk u janë përgjigjur menjëherë kërkesave për koment.

Në një telefonatë të 2 janarit 2021, Trump i kërkoi zyrtarit më të lartë zgjedhor të Gjeorgjisë, Brad Raffensperger, të "gjente" vota të mjaftueshme për të rikthyer humbjen e tij të ngushtë në shtet i cili refuzoi ta bënte këtë.

Mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit  katër ditë më vonë në një përpjekje të pasuksesshme për të parandaluar ligjvënësit që të vërtetonin fitoren e Biden.

Aktakuza citon një sërë krimesh që Trump ose bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë kryer nga para zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020 deri në shtator 2022, duke përfshirë dëshminë e rreme para ligjvënësve se kishte ndodhur mashtrim zgjedhor dhe duke u kërkuar zyrtarëve shtetërorë që të ndryshojnë rezultatet.

Juria e madhe e Gjeorgjisë me ​​aktakuzë për Trump dhe bashkëpuntorët e tij që synuan përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.


MË SHUME NGA    Bota