Mbi 1 mijë operacione u kryen për 6 muaj në Kirurgjinë Abdominale
E. Hoti / RTKlive
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë kryer 1 mijë 184 operacione të natyrave të ndryshme kirurgjike.
Në njoftimin e ShSKUK–së theksohet po ashtu se mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulatore dhe shumë shërbime të tjera.
“Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm për 6 mujorin e parë të vitit 2023, janë kryer 1 mijë 184 operacione të natyrave së ndryshme kirurgjike. Po ashtu, mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulatore, 216 ERCP. 106 Gastroskopi, 99 Kolonoksopi dhe shumë shërbime të tjera të Kirurgjisë Abdominale”, thuhet në njoftim.























