ATK inkason 78.9 milionë euro më shumë se në vitin 2022
BKT
Ekonomi

ATK inkason 78.9 milionë euro më shumë se në vitin 2022

M.Sh/RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës nga janari deri në korrik të këtij viti, ka grumbulluar 514.8 milionë euro, ose mbi 78.9 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Kthyer në përqindje, këtë vit sipas ATK-së, të hyrat janë rritur 18.1 për qind.

Sipas një njoftimi për media, ATK thuhet se po vazhdon me punën në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mjedisi në të cilin ATK vepron, siç thuhet në njoftim, është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron edhe Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.

“Pikërisht në kuadër të kësaj, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor. Pastaj, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mos – përmbushës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe  njofton tatimpaguesit jo përmbushës se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore.

  


MË SHUME NGA Ekonomi