ATK në aksion, do të verifikojë mallrat pa origjinë
BKT
Ekonomi

ATK në aksion, do të verifikojë mallrat pa origjinë

M.P. / RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të ofrojnë dokumentacionin e duhur për verifikim të origjinës së mallrave.

“Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim jashtë vendndodhjes së tatimpaguesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së në Facebook.

Po ashtu, sipas ATK-së, secili tatimpagues duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes, shkëmbimit apo mënyrave tjera) derisa ato të jenë shitur apo ndryshe të jenë sistemuar, përfshirë dokumentacionin e shitjes apo sistemim tjetër.

Sipas ATK-së, të gjithë kryerësit e detyrimeve tatimore do të kontribuojnë në arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme.


MË SHUME NGA Ekonomi