Në Ferizaj aksion për të grumbulluar mjete për të sëmurët
Driton Ramadani/ RTK
Shumë pacientë të Ferizajt me sëmundje të rënda dhe trajtim të madh e kosto të lartë që e rëndojë gjendjen e tyre financiare, paraqesin kërkesat për ndihmë.
Ndihma shpeshherë nuk është e mjaftueshme nga institucionet shëndetësore. Për këtë arsye një grup qytetarësh nisi një aksion për grumbullimin e mjeteve që t’u dalë në ndihmë qytetarëve që vuajnë nga kanceri.
Një grup i të rinjve dhe humanistë nga Ferizaj filluan një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për t’u ndihmuar të sëmurëve me kancer për sigurim të barnave.
“Ka mungesë të terapive kohë pas kohe që janë të shtrenjta. Por ne kryesisht jemi për këto pas marrjes së terapisë p.sh dikush është me kancer të gjirit përafërsisht 200 deri në 300 euro i kushtojë barnat mujore që duhet ti sigurojë. Ka raste të tilla që kanë një social 100 euro 120 euro dhe si mund dhe si mund tia dalin pjesën tjetër. Ka edhe të atillë që sapo pak që më mundësit tona me shumë qytetar që ti jua mundësojmë që ti marrin barnat pa pagesë”, tha për RTK, Agon Zhinipotoku, humanist.
Në Drejtorinë e Shëndetësisë në Ferizaj pranojnë se kanë shumë kërkesa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që vuajnë nga sëmundje të rënda.
“jemi duke e bërë të pamundurën që tju dalim në ndihmë kërkesave të qytetarëve sidomos me sëmundje të rënda gjegjësisht po thuajse të pashërueshme por edhe atyre pacientëve të tjerë që kanë nevojë për ndonjë intervenim ose për ndonjë analizë ose për ndonjë incizim”, tha Kemajl Emini – drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj.
Disa nga sëmundjet e rënda nuk trajtohen në Spitalin e Ferizajt e as në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Për këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë çdo vit mbulon një pjesë të mjeteve për qytetarët që kërkojnë trajtim jashtë vendit.























