14:27 / 12.08.2023
Murati: Norma e inflacionit ka rënë në 2.4 përqind në korrik
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar sot se edhe gjatë muajit korrik norma e inflacionit në Kosovë ka vazhduar ngadalësimin.
Në një postim në Facebook, Murati ka thënë se gjatë korrikut norma e inflacionit ka rënë në 2.4%.
Ai ka thënë se përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri.
“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri,” ka shkruar Murati në Facebok.
Murati ka paraqitur edhe renditjen e vendeve të rajonit ku Kosova prinë për rënje të inflacionit.























