Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik
BKT
Ekonomi

Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

B. H. | RTKlive

Dogana e Kosovës ka avancuar më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatorëve të autorizuar ekonomik në vendin tonë.

Pas  përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare importuese/prodhuese/eksportuese "Sharr Cem” SHPK –Hani i Elezit  me nr. AEO 011 e cila njëherë është pjese e kompanisë “Titan Group Company” në Greqi.  

“Kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojë nga thjeshtësimet e ndryshme te parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta qe lidhen me kontrollet doganore për   mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F),  në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm në procedura doganore. Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të dispozitave ligjore në fuqi  dhe njëkohësisht të avancojmë bashkëpunimin me këto kompani edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.


MË SHUME NGA Ekonomi