Parandalohet kontrabanda me duhan
SH.Ç/RTKlive
Zyrtarët doganor, kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta, duke zbuluar 77 kilogram duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës.
“Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 kilogram duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 Euro, ndërsa shmangiet nga Taksat Doganore janë vlerësuar në 3 mijë e 468 euro”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pas konstatimit të këtyre shkeljeve, malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, theksohet në njoftim.























