BQK do të bëhet edhe me dy zëvendësguvernatorë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

BQK do të bëhet edhe me dy zëvendësguvernatorë

RTKlive

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka shpallur konkurs për dy pozita.

Pas zgjedhjes së guvernatorit ditë më parë, BQK ka shpallur konkurs për dy pizita, zëvendësguvernator për Operacione Bankare dhe Zëvendësguvernator për Mbikëqyrje Financiare.

Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare është pozitë e lartë ekzekutive, shërben si anëtar i Bordit Ekzekutiv dhe e ndihmon Guvernatorin në realizimin e operacioneve të BQK-së.

I ngarkuar me funksionet e BQK-së për menaxhimin e mjeteve, furnizimin me para të gatshme, punët bankare për klientë, sistemet e pagesave, dhe funksione tjera. 

Po ashtu mund të ngarkohet me detyra dhe përgjegjësi shtesë ose portofol tjetër sipas strukturës organizative.

Kurse Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare shërben si anëtar i Bordit Ekzekutiv dhe e ndihmon Guvernatorin në realizimin e operacioneve të BQK-së. 

Është i ngarkuar me funksionet e BQK-së për licencim dhe mbikëqyrje të bankave, kompanive të sigurimit, fondeve pensionale dhe institucioneve të tjera financiare.

Po ashtu mund të ngarkohet me detyra dhe përgjegjësi shtesë ose portofol tjetër sipas strukturës organizative.

 


MË SHUME NGA Ekonomi