Murati e quan hipokrizi dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Pronën
BKT
Ekonomi

Murati e quan hipokrizi dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Pronën

M.P / RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas paralajmërimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës për dërgimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.

Murati e ka quajtur veprim hipokrit dhe absurd, teksa ka thënë se me të nuk dëmtohet buxheti i komunave.

“Ka një lloj hipokrizie sa i përket çështjeve të halleve që i qajnë. Është e pavërtetë që dëmtohet buxheti i komunave. Deri në datën e djeshme janë mbledhur 32.3 milionë euro.  Kjo është vetëm një lojë e disa prej komunave dhe në këtë rast e AKK-së”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Ekonomi