Oda e Stomatologëve paralajmëron masa ndaj stomatologut nga Malisheva
BKT
Foto/ Oda e Stomatologëve të Kosovës në Facebookk
Shëndetësi

Oda e Stomatologëve paralajmëron masa ndaj stomatologut nga Malisheva

N.M/RTKlive

Oda e Stomatologëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientes nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike.

“OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoratit shëndetësor”, thuhet në reagimin e Odës së Stomatologëve të Kosovës.


MË SHUME NGA Shëndetësi