Shënohet “Dita e Mjedrës”, shtohet interesimi për këtë kulturë bujqësore
BKT
Ekonomi

Shënohet “Dita e Mjedrës”, shtohet interesimi për këtë kulturë bujqësore

M.Sh/RTKlive

Fermerët kosovarë kanë shtuar interesimin për të kultivuar mjedrën, një nga kulturat e reja që ka filluar të kultivohet e përpunohet në vendin tonë. Në “Ditën e Mjedrës” që u shënua sot në Mramor të Prishtinës, u nënvizua interesimi i rritur për kultivimin e mjedrës, rritjen e konsumit vendor si dhe suksesin e arritur përmes zhvillimit të bujqësisë.

Në një fjalë rasti, drejtori i Shoqatës nacionale “Mjedra e Kosovës”, Kujtim Lepaja shprehu mirënjohjen për punën e palodhshme dhe sukseset të fermerëve dhe agrobizneseve të këtij sektori, përkundër një sezone me vështirësi të ndikuara nga ndryshimet klimatike dhe nga tregjet ndërkombëtare.“Ne si shoqatë kemi kërkuar nga Ministria e Bujqësisë për të mbështetur këtë sektor në këtë fazë të vështirë. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga ana e Ministrisë”, deklaroi ai.

Ndërsa Sandra Horina, drejtoreshë e zyrës së ADA-s në Kosovë u shpreh se “sektori ka potencial të lartë dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen tonë duke kontribuuar në ringjalljen e bujqësisë në Kosovë”.Në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës” po realizohen aktivitete të shumta siç janë donacionet me sasi të boronicave dhe mjedrave në klinikat pediatrike në Podujevë dhe Prizren dhe në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë.

Projekti SIRED zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera.


MË SHUME NGA Ekonomi