07:54 / 29.08.2023
Arianit Islami emërohet zëvendësues i drejtorit të Aviacionit Civil
A.B/ RTKlive
Arianit Islami është emëruar zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) të Kosovës. Kjo pasi në mbledhjen e javës së kaluar, Qeveria kishte shkarkuar Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të AAC-së.
Vendimi për emërim është nënshkruar dje nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Para këtij vendimi, Islami kishte shërbyer si drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror.























